
Tirana këtë sezon ka marrë me radhë të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Kjo pasi bardhebutë nuk kanë mundur të luajnë sfidat si pritëse në “Arenën Kombëtare” dhe për këtë janë detyruar të “shtegtojnë”.
Kështu dueli i radhës me Laçin do të luhet ditën e enjte në “Niko Dovana” në orën 16:30. Por jo vetëm kaq, po në “Niko Dovana" me shumë gjasa do të luhet edhe Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Kjo përballje është programuar të luhet më 11 mars, por mbetet të përcaktohet më saktë orari dhe dita, pasi me 11 mars do të luajë Teuta ndaj Elbasanit në orën 17:00. Përballje këto të vlefshme për javën 29-të të kampionatit.
Kujtojmë se Klasiken e parë si pritëse Tirana vendosi ta luajë në Lushnje në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndërsa tashmë “Niko Dovana” bëhet zgjedhja tjetër për këtë duel.