Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jetike për Tiranën, në Elbasan luhet për 700 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Jetike për Tiranën, në Elbasan luhet për 700 mijë euro
KF Tirana

Pas barazimit 1-1 në transfertën gjeorgjiane përballë Torpedo Kutaisi, Tirana do të synojë që në sfidën e kthimit të bëjë gjithçka për të fituar, për të kaluar turin e parë të Conference League.

Një fitore e bardhebluve në sfidën e kthimit, do t’i motivonte pa masë, madje do t’i afronte edhe me një kualifikim historik në një kompeticion europian. Por jo vetëm kaq, pasi në rast fitore në ndeshjen e 18 korrikut në “Elbasan Arena”, Tirana do të mbushte arkat.

Nëse bardheblutë ia dalin që të mposhtin Torpedon në sfidën e dytë, do të përfitojnë plot 700 mijë euro. Kjo shifër shkon në arkat e çdo ekipi që kalon turin e parë. Por edhe nëse fitorja nuk vjen, Tirana do të arkëtonte 350 mijë euro, pra gjysmën e shifrës së kualifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga