
Arbitrat - Superiore
Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Flamurtarit, sfidë që do të startojë në orën 16:00, e vlefshme për finalen e Play-Off të Superiores.
Kurbinasit do të kërkojnë fitoren për të qëndruar mes më të mirëve në Superiore, ndërsa nga krahu tjetër vlonjatët synojnë rikthimin në elitë.
Sektori i gjykimit pranë FSHF ka emëruar edhe ekipin e arbitrave për këtë sfidë teksa Erjon Bastarit i është besuar drejtësia në Kurbin. Ani Koçiaj dhe Egin Doda do të jenë anësorët, ndërsa Indrit Myrtja arbitri i katërt. Në dhomën e VAR do të ulen Albert Doda e Olsion Yzeiraj.
Arbitër kryesor: Erjon Bastari
Asistent 1: Ani Koçiaj
Asistent 2: Egin Doda
Arbitër i 4: Indrit Myrtja
VAR: Albert Doda
AVAR: Olsion Yzeiraj
Poll