
Refik Halili & Tirana
Mbrëmjen e djeshme Tirana arriti të marrë një fitore të madhe përballë Partizanit me shifrat 3-0 në javën e gjashtë të Superiores. Një triumf që e kurorëzon ekipin bardheblu si “mbret” të kryeqytetit.
Fitorja ndaj Partizanit ka gëzuar pa masë dhe presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Në përfundimin e sfidës së djeshme, ky i fundit zbriti në dhomat e zhveshjeve të lojtarëve duke i përgëzuar ata.
Pavarësisht paraqitjes së mirë që kryen dje lojtarët e Tiranës, presidenti veçoi Tabekoun dhe Voglin për sfidën e jashtëzakonshme që bënë ndaj Partizanit. Gjithashtu Halili njoftoi skuadrën për një premio 20 mijë euroshe pas fitores në derbi.
View this post on Instagram
Poll