
Montazh i Newsport.al/ Rezart Dabulla, koerpgrafia e Tirona Fanatics ne derbin Tirana - Partizani
Tirana fitoi me rezultatin 3-0 përballë Egnatias, por pa mundur që të arrijë të sigurojë një vend në “Final 4”. Një sezon aspak i mirë për bardheblutë, të cilët nuk kanë arritur dot objektivat e vendosura.
Pikërisht për këtë situatë të klubit të Tiranës, ka reaguar ish-mbrojtësi bardheblu, Rezart Dabulla. Ky i fundit me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, krah logos së Tiranës, shpreh dhe pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij.
“FK Tirana një klub i bekuar me një mijë bukurira, po e shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë”, shkruan Dabulla në Facebook.

Postimi i bërë nga Rezart Dabulla
Poll