
Arjan Pisha, një nga lojtarët më të spikatur të Dinamos në vitet e kaluara ka folur për ekipin e zemrës ku ka qenë kapiten. Për ish-dinamovitin, blutë janë të denjë për ‘Final Four’, po pse jo edhe për titullin kampion.
Klubi kryeqytetas po kalon moment mjaft të mirë dhe është kthyer në një pretendente kryesore. Pisha thekson se skuadra bind në lojë dhe ka çdo kapacitet për të ecur më lart.
“Dinamo më ka pëlqyer. Është një nga pretendentët kryesorë për të shkuar në Final Four. Luan me një mënyrë të qartë dhe e pamë se si dominoi në Shkodër.
Grupi i lojtarëve është me cilësi. Daja ka ndikimin e vetë. Loja mbrojtëse e bluve është rregulluar. Në skuadër ndodhen lojtarë si Zabërgja. Presdienti Bardhi ka bërë goxha investim.
Ndeshjet derbi ndoshta janë prova e fundit që kjo Dinamo duhet të kalojë.”, u shpreh Pisha.