
Vllaznia – Partizani është SUPERSFIDA e kësaj jave, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 19:30 në “Loro Boriçi”. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve.
Në Shkodër vihen përballë dy ekipe pretendentë për titullin, ndërsa do të luftojnë mes tyre “kokë më kokë” për kreun e renditjes. Një ndeshje shumë e veçantë kjo për Rubin Hebajn, i cili ka përjetuar emocionet e kësaj përballjeje me fanellën e të dyja skuadrave.
Sulmuesi shkodran në një intervistë për “Newsport.al” analizon këtë përballje, ndërsa tregon edhe lojtarin që do të vendosë fatet e këtij takimi. 26-vjeçari thekson se diferencat mes ekipeve në këtë sezon janë minimale dhe deri në fund do të jetë një luftë për titullin. Hebaj nuk nguron të japë edhe emrat e 4 ekipeve që do të jenë pjesë e “Final-Four”, teksa lë jashtë skuadra si Tirana apo Dinamo.
1. Në shtator u transferuat te CS Sfaxien, si po shkon aventura në Tunisi? Po është e vërtetë që unë kam nisur një aventurë të re. Është shumë eveçantë për mua, pasi jam lojtari i parë shqiptar që marr pjesë në këtë kampionat. Besoj edhe në tërë kontinentin e Afrikës.Një eksperiencë mjaft e bukur e cila për mua ka nisur siç duhet.
2. Keni luajtur 2 ndeshje dhe keni shënuar 1 gol, cili është objektivi personal i Hebajt në këtë sezon? Kam shënuar vetëm 1 gol në 2 ndeshje, por është vetëm fillimi. Jam përshtatur siç duhet me ekipin dhe besoj se do të shënoj akoma më shumë. Sigurisht që objektivi im personal është që të shënoj sa më shumë gola dhe si gjithmonë të ndihmoj ekipin. Patjetër që bashkë me golat dhe me paraqitjen time dua të bëj një tjetër hap të rëndësishme në karrierë.
3. Prej disa sezonesh luani jashtë vendit tonë, a e keni ndjekur Superioren? Po e kam ndjekur në disa ndeshje. Mundohem më shumë të ndjek ndeshjet më të rëndësishme, pasi në shumë raste mund të jem në stërvitje në momentin që luhen ndeshjet në Shqipëri. Padiksutim që Vllaznia është ekipi që ndjek më shumë.
4. Sot luhet Vllaznia – Partizani. Si një ish i kësaj sfide çfarë emocionesh iu jep? Vllaznia dhe Partizani janë ekipe vërtet të forta. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kampinatin dhe për gjithë Shqipërinë. Shpresoj që në fushën e lojës të jetë një sfidë “Fair –Play” dhe e bukur.
5. Vllaznia është skuadra e “zemrës”, por me Partizanin fituat titullin, me cilin prej tyre keni përjetuar emocionet më të bukura? Siç e thatë unë kam patur fatin të luaj me të dyja skuadrat dhe secila prej tyre ka veçantinë e saj. Por dua të them se kur luan për qytetin tëndë është një emocion ndryshe. Por asnjëherë nuk mund të lërë pa përmend emocionet që kam përjetuar me Partizanin kur u shpallëm kampion pas 26 vitesh. Janë emocione që nuk i ndan dot.
6. Sa mendoni se do të jetë rezultati I kësaj sfide? Dhe kush sipas jush do të shënoje gol? E vështirë të bësh një parashikim, por mund të them se me rikthimin e Bekim Balajt Vllaznia do të mund të rikthehet te 3 pikët. Besoj se kapiteni do të vendosë fatet e këtij takimi.
7. Vllaznia në ndeshjet e fundit ka pësuar rënie në klasifikim, ndërsa Partizani udhëheq. Si e shihni garën për titullin në Superiore? Është akoma herët për të folur për titullin. Diferencat me sekipeve janë shumë të ngushta dhe një fitore ose humbje të ngjit apo ul me disa shkallë në klasifikim. Padiskutim që do të jetë një garë e fortë deri në fund dhe beson që skuadra që do të jetë më e përkushtuar deri në fund mund të festojë.
8. Nëse Partizani do t’iu ofronte 2-fishin e pagës që do iu jepte Vllaznia, Hebaj do t’i thoshte “PO” rikthimit në kryeqytet? Për momentin jam i fokusuar tek ekipi im aktual. Nuk e shikoj rikthimin në Superiore për një periudhë të gjatë. Por gjithsesi kurdo që të ndodhë duhen parë me imtësi ofertat dhe kushtet që do të më ofrohen.
9. I keni shënuar Partizanit me fanellën e Vllaznisë, por Vllaznisë nuk keni mundur t’i shënoni. Luani me Partizanin dhe iu caktohet të gjuani një penallti a do t’i shënonit Vllaznisë? Pyetje shumë e evçantë. Në fakt ne jemi profesionist dhe shpesh herë në karrierë na bie të luajmë kundër ish-skuadrës tonë. Nëse do të më jepet të gjuaja këtë penallti, sigurisht që do të shënojë, por nuk do të festojë në shenjë respekti ndaj Vllaznisë dhe skuadrës së qytetit tim.
10. Vllaznit Ultras apo Ultras Guerrils, kë zgjedh Hebaj? Janë dy nga tifozeritë më të “çmendura” në Shqipëri. Unë jam mbështetur nga të dyja tifozeritë në karrierën time dhe kam shumë respekt. Shpresoj që në këtë sfidë dhe në çdo ndeshje tjetër të jenë sa më të shumë të numër për të mbështetur ekipin e tyre.
11. Skuadra e fundit me te cilën keni luajtur në Superiore është Teuta, si i keni parë durrsaket këtë sezon? Po është e vërtetë. Këtë sezon kanë një grup të mirë me aq sa kam arritur të shikoj. Kanë lojtarë të rinj në moshë dhe që beson me në krye Edi Martinin do të bëjnë një kampionat dinjitoz.
12. Kush do të jenë 4 ekipet që do te përfundojnë në “Final –Four”? Do jetë një luftë e fortë mes skuadrave, pasi siç e thashë e më sipër nuk ka shumë diferenca mes tyre. Por mendoj se Vllaznia, Partizani, Egnatia dhe Teuta do të jenë në “Final – Four”, ndërsa kush do të jetë më e fortë në fushë do të triumfojë në fund. /Floridona ADEMAJ/