Ilir Daja ka marrë një lajm të keq pas fitores ndaj Vllaznisë. Dinamo dhe tekniku Daja kanë humbur shërbimet e mbrojtësit të qendrës, Rustem Hoxha, të paktën për disa javë.
Pas ekos dhe ekzaminimeve të bëra, është konstatuar që Hoxha ka thyer gishtin e njërës këmbë. Ky dëmtim do kohën e vet të rikuperohet dhe Dinamos i duhet të bëjë pa mbrojtësin për disa javë.
Kujtojmë që Hoxha ishte kapiten i Dinamos në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë. Gjithashtu, sezonin e shkuar ai ishte kapiten i parë, ndërsa këtë vit shiritin ia ka dorëzuar Bruno Ditës.
Poll