Dinamo ka shumë ‘xhevahirë’ në radhët e saj dhe një prej tyre është Goudiaby. I huaj i bluve është shndërruar në një ‘gladiator’ të vertëtë kohët e fundit.
Bakari Goudiaby është mjaft i fortë fizikisht, si dhe ka shuëm energji që e ndihmojnë të jetë i pranishëm në të dy fazat e lojës. I vetmi problem për afrikanin është kartoni i verdhë.
23 vjeçari ndërhyn shumë fortë dhe pa e menduar 2 herë lëvizjen e tij. Ilir Daja është përpjekur t’i tërheqë veshin mesfushorit dhe ndaj e ka zëvendësuar në pjesën e dytë në Shkodër.
Stafi dhe tekniku kërkojnë që Goudiaby të bëjë kujdes, pais i afrohet shpesh kartonit të kuq. Rëndësia e lojtarit me ngjyrë në mesin e fushës është e padiskutueshme, ndaj ashpërsia e lojës duhet bërë një mësim për talentin e Dinamos.