Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Orges Shehi 'lë pas' fitoren me Shkëndijën: Bëjmë maksimumin për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi 'lë pas' fitoren me Shkëndijën:
Orges Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur pas ndeshjes që “Demat” fituan 1-2 me përmbysje përballë Shkëndijës së Tetovës ditën e djeshme në stadiumin e Pogradecit. Shehi shprehet i kënaqur me ekipin, teksa thekson se ‘djemtë’ e tij janë gati për ndeshjen e parë të Europës.

Sot ishte ndeshja e fundit e fazës, kështu që do të kthehemi në Tiranë. Jemi të kënaqur me atë ç’ka skuadra ka marrë dhe ka dhënë. Në fazë përgatitore është e rëndësishme që lojtarët të marrin ngarkesat e duhura, të arrijnë formën e duhur dhe besoj se jemi gati për ndeshjen e parë që do të luajmë në Tiranë.

Faza përgjithësisht ka shkuar mirë. Çdo staf është i kënaqur me lojtarët kur nuk ka asnjë dëmtim. Kushtet kanë qenë shumë të mira, jemi këtu prej 16-17 ditësh, kështuqë në kushte optimale… Skuadra ka bërë maksimumin për t’u përgatitur për ndeshjen e Europës”, është shprehur Orges Shehi.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në raundin e parë të Conference League, Partizani do ta luajë kundër Marsaxlokk më 11 korrik. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga