Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sulmi i Elbasanit "i vakët", sulmuesi "kyç" e vetmja shpresë e Bordin

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi i Elbasanit "i vakët", sulmuesi "kyç" e
Elbasani

Elbasani u turpërua përballë Dinamos në ndeshjen e fundit në Superiore, po tek elbasanasit ka një gjë për t’u vënë re. Ky fakt ka të bëj me shënimin e golave edhe pse ndaj Dinamos së Dajës zor se u shënua.

Fakti interesant është se maja e sulmit punën e vetë po e bën më së miri. Portugezi ze Gomes është deri tani krenaria e ekipit. Ai po justifikon besimin e trajnerit Bordin që e fut në formacion e mbi të gjitha ka bërë tifozerinë e qytetit të dashurohet me të. “Pyka” në rolin e numrit 9 ka shënuar një shifër shumë të mirë prej 4 golash deri më tani.

Ai mbetet golashënuesi i ekipit sigurisht dhe është në garë për “Këpucën e Artë” me Bekim Balajn. Ajo që po justifikon më së miri blerjen e tij është se Elbasani ka shënuar në 12 javë vetëm 11 gola, një sulm që shpërdoron shumë, po nga këto 11 realizime 4 mbajnë firmën e portugezit.

Pra, gati 50 % të shënimeve të klubit i ka bërë vetëm një individ e kjo mbetet për t”u lavdëruar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga