Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dhanë fund “agjërimit” prej 6 ndeshjesh, Vllaznia u “hakmor” ndaj Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
I dhanë fund “agjërimit” prej 6 ndeshjesh, Vllaznia u
Bekim Balaj - Edi Martini

Vllaznia ia doli që të rikthehet te fitorja në kampionat pas 6 javësh me rezultatet negative. Kuqeblutë i japin fund kështu “agjërimit” dhe u mbyllin “gojën” kritikëve.

Fitorja 3-2 ka rikthyer optimizmin në skuadër, ndërsa ekip i drejtuar nga Edi Martini u “hakmor’ ndaj Flamuartarit edhe për humbjen në fazën e parë të kampionatit. Siç dihet në duelin e parë mes tyre në këtë sezon, triumfonin kuqezinjtë me shifrat me shifrat 1-0 në Vlorë.

Ndërkohë fitorja 3-2 në “Loro Boriçi” tregon se Vllaznia është po aty, për të konkuruar me 3 ekipet e tjera për titullin kampion. Pas dy fazave të para të kampionatit, shkodranët e shikojnë veten në vendin e 4-të në klasifikim me 30 pikë.

Pauza e Superiores për shkodranët ka ardhur në momentin e duhur. Kjo pasi kanë kohën në dispozicion për të rikuperuar energjitë dhe për të bërë ndërhyrje në repartet më “problematike”, gjë të cilën e “preku” edhe Martini pas fitores me Vlorën.

Poll

Lexo gjithashtu