Bylis
Bylis ia doli që të triumfonte përballë Elbasanit në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 3-2.
Elbasani kishte 4 ndeshje që nuk pësonte. Pikërisht në këto sfida, ka dy barazime dhe dy fitore, por një statistikë mjaft pozitive, mospësimin e asnjë goli. Në këto 4 ndeshje, as Partizani, Teuta, Vllaznia apo Vora, s’kanë shënuar përballë “verdhebluve”.
Bylis ndërkohë i shënoi 3 gola. Kështu, ballshiotët u dhanë leksione jo vetëm elbasanasve, por edhe ekipeve të lartpërmendura, të cilat dështuan të gjenin rrugën e rrjetës përballë “djemve” të Gvozdenovic.
Poll
