Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I 4-ti në rradhë në stolin e Tiranës, klubi shikon Orges Shehin si “heroin” e bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
I 4-ti në rradhë në stolin e Tiranës, klubi shikon Orges
Orges Shehi

Tirana po kalon momentet më të errëta në historinë e saj. Situata ku ndodhen bardheblutë është një nga më të errëtat dhe tashmë seriozisht rrezikojnë edhe rënien një kategori më poshtë.

Orges Shehi që u rikthye te Tirana dhe mori drejtimin e kryeqytetasve është trajneri i 4-të i këtij sezoni. Kjo tregon edhe ndryshimet e bëra nga klubi që në merkaton e verës, ku pati një “flusk” largimesh dhe afrimesh, të cilët siç duket deri më tani nuk kanë qenë shumë të goditura.

Këtë herë Shehu rikthehet te Tirana për ta shpëtuar nja turpi dhe jo për ta shpallur kampione siç ndodhi në sezonin 2021-2022. Ende nuk është mbyllur faza e 3-të e Superiores dhe Shehu pasoi në stol Ardian Nuhiun. Siç dihet sezonin Tirana e nisi me Vangjel Milen, i cili u pasua nga Roberto Bordin dhe më pas Nuhiu, të cilët nuk rezultuan të duhurit.

Tani është radha e Shehit, i cili ka marrë përsipër detyrën e vështirë të shpëtojë sezonin e nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa rikthimi i tij në stolin e kryeqytetasve padiskutim ishte një zgjedhje e guximshme.

Poll

Lexo gjithashtu