Ekipet e kategorive të ndryshme në Shqipëri po përfitojnë nga pauza e Kombëtareve. Disa prej tyre po pushojnë, e disa të tjera nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe po zhvillojnë miqëosre.
Ditën e djeshme është zhvilluar miqësorja mes Vorës, ekip i Kategorisë së Parë dhe Laçit, skuadër që militon në elitën e futbollit shqiptar, pra Superiore.
Të parët që kaluan në avantazh në këtë sfidë ishin kurbinasit, me kapitenin Melo që shënoi nga pika e bardhë e penallitsë. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Bellai, gjetën forcën dhe përmbysën rezultatin.
Si fillim ishte Gresild Lika në minutën e 55-të, i cili barazoi shifrat. Ndërsa për golin e përmbysjes mendoi Vrapi, i cili vulosi rezultatin duke tundur rrjetës pasi ekzekutoi saktë 11-metërshin. Laçi u mposht 1-2, duke zhgënjyer jo pak.