Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja e dytë rresht në kampionat, Dinamo e Ilir Dajës “rikthen makthet” e fillim sezonit te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e dytë rresht në kampionat, Dinamo e Ilir Dajës
Partizani

Partizani nuk ia doli as në derbin e dytë ndaj Dinamos. Të kuqtë u mposhtën me përmbysje nga dinamovitët. Në duelin e zhvilluar në “Arenën e Demave” u mposhtën 1-3 nga ekipi i Ilir Dajës.

Një humbje që “dhemb” për të kuqtë, të cilët marrin kështu humbjen e dytë në derbi ndaj dinamovitëve, por kjo është edhe disfata e dytë rresht për kryeqytetasit. Kjo pasi për të dytën javë rresht “Demat” nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë.

Rezultate këto që “rikthejnë” te Partizani “makthet” e fillim sezonit, ku ekipe prej disa javësh nuk ia dilte dot të merrte rezultat pozitiv. Këto janë “këmbana alarmi” për Oltijon Kërnanë, i cili duhet të rigjejë edhe një herë “kurën” shëruese për të shëruar “plagët” e të kuqve, teksa tashmë në favorin e tyre është edhe koha.

Siç dihet Superiorja ditën e sotme mbyllë kështu ndeshjet për këtë vit kalendarik, ku gjithashtu përfundon edhe faza e dytë e kampionatit. Aktualisht “Demat” pas 18 javës kampionat ia kanë dalë të grumbullojnë 23 pikë.  

Poll

Lexo gjithashtu