
Erjon Hoxhallari dhe Liridon Latifi janë dy lojtarët e Tiranës që kanë oferta konkrete në tryezë. Mbrojtësi dhe sulmuesi u afruan në merkaton e verës duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë.
Menjëherë u bënë pjesë e formacionit titullar duke zhvilluar 42 dhe 37 ndeshje respektivisht këtë sezon. Një sezon që në fund rezultoi dështim për kryeqytetasit të cilët bëhen gati për një revolucion masiv në merkaton e verës.
8 lojtarë u skadon kontrata dhe do të negociojnë me drejtuesit për të ardhmen e tyre, ndërsa Hoxhallari e Latifi duke qenë se janë nën kontratë, situata është me e komplikuar. Nëse pranojnë ofertat e tyre për largim, skuadra e ardhshme duhet të negociojë me Tiranën.
Aktualisht vlera e tyre në treg kap shifrën e 600 mijë eurove, 350 mijë Hoxhallari dhe 250 mijë Latifi.