Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gvozdenovic i karikuar para Laçit: Fitojmë nesër dhe flasim për “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
Gvozdenovic i karikuar para Laçit: Fitojmë nesër dhe flasim
 

Ivan Gvozdenovic ka folur në prag të ndeshjes me Laçit. Trajneri i Skënderbeut është shprehur optimist, ndërsa konsideron objektiv të vetëm fitoren. Kujtojmë se ky takim merr jetë në stadiumin e Skënderbeut, prej orës 16:00.

Fjala e trajnerit Ivan Gvozdenovic:

"Jemi gati. Nesër është ndeshje e rëndësishme dhe për Laçin dhe për ne. Jemi gati të shikojmë nesër si do dalim. Situata deri tani mirë. Vetëm Yuri jashtë me 4 kartona, të tjerët jemi në rregull.

Dhe Nikaj dje bëri stërvitje të plotë, është  gati. Do vendosim formacionin po vetëm Yuri jashtë, të tjerat në rregull.

Entuziasmi mirë. Jemi shumë pozitivë. Jo vetëm kundër Laçit, gjithmonë Skënderbeu mendon vetëm për fitore. Jemi Skënderbeu, kemi gjithmonë objektiva të lartë. Nesër luajmë përpara tifozëve tonë, të gjithë bashkë kemi 1 mendim do luajmë futboll të bukur, fortë dhe do fitojmë nesër.

Partizani ishte shumë javë pa fitore. Kampionati është i fortë, nuk është e thjeshtë të fitosh 3 ndeshje radhazi. Ne jemi Skënderbeu dhe gjithmonë kemi objektiva, por kjo është situata. Kemi 5 ditë dhe do mbarojë kampionati, sërish gjithçka është e hapur.

Jemi vetëm me mendimin si do fitojmë nesër, pastaj mund të flasim për “Final 4”. Do bëjmë maksimumin dhe do provojmë të fitojmë nesër", u shpreh trajneri i Skënderbeut.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga