
Bekim Balaj
Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj ishte autori i golit të dytë që vulosi fitoren 2-0 ndaj Bylisit duke i dhënë 3 pikë klubit shkodran. Sulmuesi dha prononcimin e tij pas ndeshjes ku u shpreh se golat kanë rëndësi nëse i shërbejnë ekipit.
“Në këtë moment e rëndësishme është starti i Vllaznisë e jo i Balajt. Shpresoj që golat e mi t’i bëjnë mirë ekipit. Deri tani po marrim rezultate të rëndësishme.
Në disa ndeshje e kemi pritur kundërshtarin dhe në kundërsulm kemi qenë të rrezikshëm. Ndaj Egnatias ishte e njëjta gjë. Skuadra pushon pak me këtë vendosje dhe nisjen e kemi të vrullshme. Është pak e detyrueshme të luajmë më dy 6-sha pasi kundërshtari sulmon në ato momente“, tha Balaj.
Poll