Tirana u mposht 3-1 nga Vllaznia në Klasiken e Shqipërisë. Pas sfidës foli për RTSH Sport Roberto Bordin.
“Humbja? FIllimi i ndeshjes dhe fundi I pjesës së parë ishte mirë. Duhet të përmirësoj pjesën kur ne luajmë mirë. Goli i dytë duhej evituar. Në pjesën e dytë kundërshtari mbeti me 1 lojtar më pak dhe duhet ta shfrytëzonim këtë. Duhej të shënonim golin e dytë, por nuk shfrytëzuam rastet siç duhet.
Një gol i evitueshëm ai I dyti. Goli i parë ishte spektakolar dhe nuk kishim çfarë të bënim. Në pjesën e dytë dublova për të patur më shumë krosime. Kemi bërë shumë pak në krahasim me aksionet që patëm. Duhet të bënim më shumë.
E dija që do të përdornin kundërsulmin. Ne duhet të bënim më shumë krosime dhe t’ia vështirësonim punën. Mua më intereson që përveç lojës, më duhen edhe pikët. Kjo për lojtarët, klubin dhe tifozët, të cilët na mbështesin kudo. Duhet të luajmë, të shënojmë dhe duhej të kishim shënuar golin e dytë. Nuk mund të them asgjë për Valerianën, pasi mbrojtja luajti mirë. Penalltia ishte e rrëmbyer dhe jo e shkaktuar. Balaj tregoi eksperiencën e tij për të marrë astë penallti. Janë të tjera gjëra që duhen ndryshuar”, ka përfunduar italiani.
