Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit, Tirana i mbetet Refik Halilit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit, Tirana i mbetet Refik Halilit
Refik Halili, Tirana

Refik HJalili do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës. Aksionet e klubit bardheblutë nuk do të dalin në ankand. Gjykata e Lartë ka pushuar verpimet përmbarimore që nxirrnin në shitje 66% të aksioneve të klubit kryeqytetas.

Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë shqiptare, që me vendimin civil nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të saj ka pranuar padinë e debitorit dhe ka pushuar të gjitha veprimet përmbarimore në dëm të Refik Halilit dhe KF Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe përmbaruesi.

Zyra e përmbarimit privat me përmbarues Baftjar Nelan ka dorëzuar në QKB një shkresë protokolluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me nr. 4684, datë 6.3.2025, ku është urdhëruar: Heqja e sekuestros të aksioneve në masën 66% që i përkasin shoqërisë “Halili” shpk, pronare e “Klub Futbollit Tirana” sha, pasi është pranuar padia e debitorit me vendimin civil të Gjykatës së Lartë Nr. 11217- 01656-00-2017, datë 29.1.2025. Kjo do të thotë se Tirana është e pastër.

ÇËSHTJA? Një zyrë përmbarimore në prill 2024 kishte bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe i kishte nxjerrë zyrtarisht në shitje ato. Asokohe, kompania në fjalë njoftoi se në shitje ishin 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë. Bllokimi kishte ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që kishte në vite pronari i KF Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kishin fituar gjyqe radhazi dhe prisnin zbatimin e vendimeve.

Në prill-maj 2024 dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi i parë u mbyll pa fitues, sepse nuk pati asnjë ofertë. Halili “shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, pas ankandit të parë, iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesëpadi, objekti i së cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”. Në kërkesëpadinë, paditësi pretendonte për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk” kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili kishte nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga