Gjesti i bere nga Edi Martini dhe Armando Cungu/ Fotomontazh
Armando Cungu ishte i pranishëm mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Trajneri i mirënjohur shkodran komentoi atë që ndodhi në stadiumin “Loro Boriçi”, ku pas përfundimit të 90 minutave, Edi Martini fyeu gjithë pankinën e Dinamos. Një gjest që ka lënë shije te sportdashësit shqiptarë e padyshim edhe në Shkodër, në djepin e futbollit.
Fillimisht, Cungu u pyet nga moderatorja Hygerta Sako për shkëndijat në konferencën për shtyp të Martinit, por këtë ai e analizoi si strategji. Mandej, kur i erdh radha për të dhënë mendimin e vet për gjestin ndaj dinamovitëve, Cungu tha: “Nëse herën e parë e justifikova, këtë radhë nuk kam fjalë. Padyshim nuk i duhet futbollit kjo gjë”, tha ai.
Poll
