
Te Partizani e cilësojnë dështim sezonin që lamë pas dhe për këtë arsye kanë nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri. Presidenti i klubit të kuq, Gaz Demi ka vendosur pikat mbi “i” duke ndarë punët e gjithësecilit.
Sipas burimeve për “Newsport.al”, presidenti i kuq i ka besuar projektin e Partizanit të ri Sokol Haxhisë dhe Skënder Gegës. Drejtori teknik dhe trajneri i Partizanit kanë tashmë në dorë “frerët” e ekipit, teksa do të jenë ata që do të merren edhe me merkaton dhe jo vetëm.
Përsa i përket Arbër Abilaliajt, i njëjti burim bën me dije se drejtori sportivi i të kuqve, do të spostohet disia nga vendimarrjet sportive. Abilaliaj do t’i lërë hapësira dyshes Haxhia – Gega, për të “rindërtuar” Partizanin që të synojë titullin kampion.