
“Giro d’Italia 2025” pritet të “paralizojë” Shqipërinë më 9 maj. Gara e çiklizmit do të zhvillojë 3 etapat e para të saj në vendin tonë duke nisur nga Durrësi për të mbërritur në Tiranë.
Për shkak të kësaj gare do të bllokohen disa rrugë dhe tashmë diçka e tillë prek edhe futbollin. Siç dihet më 9 maj ësthë parashikur të zhvillohet finalja e vogël e “Final – Four”. Sfidë kjo që do të luhet mes Partizanit dhe Dinamos, ku ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë për vendin e 3 dhe 4-të.
Duel që është programuar të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 20:00, por nga sa mësohet stadiumi me shumë gjasa do të ndryshojë. Për shkak të rrugëve të bllokuara dhe trafikur që pritet të përfshijë vendin tonë, kjo sfidë mund të spostohet të zhvillohet në kryeqytet, saktësisht në “Arenën Kombëtare”, aty ku do të luhet edhe finalja e madhe mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi zhvillimin e derbit dhe se ku do të luhet kjo sfidë.