Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Futbollistët shqiptar s’kanë përgatitje dhe mentalitet për Europë”, menaxheri i njohur: Nuk janë mësuar të vuajnë, duan direkt formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbollistët shqiptar s’kanë përgatitje dhe
Sokol Haxhia dhe Skender Gega

Menaxheri i njohur në futboll, Sokol Haxhia ishte i ftuar në podcasting e Skënder Gegës, “Soccer Talk”, ku kanë biseduar për tematika të ndryshme të botës së futbollit.

Ndër të tjera, u fol edhe për vështirësinë që futbollistët shqiptar kanë të performojnë në kampionatet kryesore europiane, me shumicën që përfundojnë në kategoritë e dyta turke apo në kampionatet aziatike e të Lindjes së Mesme.

Haxhia jep dy argumente për këtë: Përgatitja fizike dhe mentaliteti jo i duhur.

“Futbollistët nga kampionati shqiptar e kanë shumë të vështirë të çajnë në 7-8 kampionatet më të forta të Europes. E para nuk kanë përgatitjen e duhur fizike, e dyta është që nuk kanë mentalitetin e duhur.

Nuk janë mësuar të vuajnë, e duan direkt vendin e titullarit. Nuk e konceptojnë dot që vendi i titullarit duhet fituar me vuajtje. Futbollistët nga Superliga do ta kishin shumë të vështirë të luanin titullar në Serie B”, tha Haxhia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga