Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Futbolli më detyroi të jetoja vetëm që 15-vjeç”, Kevin Dodaj flet pa “doreza”: Ëndërroj Kombëtaren. Merkato? Ia kam lënë në dorë babait

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbolli më detyroi të jetoja vetëm që
Kevin Dodaj

Kevin Dodaj është emri më i përfolur në Shqipëri gjatë kësaj merkatoje dimri. 19-vheçari shumë shpejt është kthyer në një lider te Vllaznia, ku me paraqitjet fantastike me shkodranët ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave nga Italia, Danimarka, Belgjika, Ukraina dheFranca.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Vllaznisë, Dodaj ka folur për jetën e tij dhe kohën kur nisi të dashurohej me futbollin. Nga fëmijëria e sakrificat për futbollin te merkato dhe Kombëtarja A, talenti i Vllaznisë i thotë të gjitha.

Kush është Kevin Dodaj? Unë e kam filluar futbollin në moshën 9-vjeçare. Deri në moshën 15-vjeç kam ardhur çdo ditë në Shkodër, herë më sillte babi e herë me autobusa. Prej 4 vitesh tashmë jetoj vetëm në Shkodër.

Ka qenë e vështirë për ju? Ka qenë e vështirë sepse jetoja vetëm në Shkodër. Të dilja dhe të kthehesha përsëri në shtëpi dhe të isha vetëm, ishte shumë e vështirë, idha vetëm një fëmijë.

4 vite vetë, si e ke kaluar kohën? E kam kaluar duke u marrë me stërvitje. Shokët e ekipit më kanë mbajtur afër, jam ambientuar shumë mirë me Shkodrën sepse për mua është një sfidë.

A besoni se ia ka vlejtur gjithë kjo sakrificë? Besoj se po, por sigurisht që duhet shumë më shumë punë që të arrij sa më lart.

Çfarë do të thotë futboll për Dodajn? Që 8 vjeç kam filluar t’i them babit për çdo ditë dua të shkoj të luaj se kam shumë qeff. Babi kishte një shok në shkodër dhe i thoja: “Thuaji që të shkoja edhe unë që të bëja stërvitje”. Më pas shkova 1 ditë në provë dhe me më tha “Ok, do të vish”. Kjo ishte gjithçka për mua dhe dita ditësh arrita të jep pjesë e ekipit më me histori në Shqipëri , Vllaznia dhe jam shumë i lumtur.

Nuk e ke filluar tek Vllaznia karrierën? Nga mosha 9-14 vjeç kam qenë pjesë e Atletik Klub Shkodra me trajner Gugaja apo Kaloshi.

Kjo do të thotë se jo të gjithë mund të fillojnë karrierën te Vllaznia? Vllaznia më ka ndihmuar shumë dhe unë këtu po luaj dhe rri. Tek Vllaznia ka nisur emri im të njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe më larg.

Dëmtimet? Po, që në moshën 17-vjeç jam operuar në gju. U bëra i fortë dhe punojë çdo ditë ëpr t’u rikuperuar sa më shpejt dhe tani ndjehem shumë mirë dhe fatmirësisht s’kam pasur asnjë dëmtim.

A mendove ndonjëherë se mund të mbyllje karrierën për shkak dëmtimesh? Unë u bëra operacion për t ëmirën time dhe nuk dyshoja asnjëherë tek e adhmja ime. Deri tani me ekipine parë të Vllaznisë nuk kam patur asnjë dëmtim dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Familja? Të them të drejtën i lidhur shumë shumë me mua është babai, i cili ka sakrifikuar duke më ndjekur kudo, në stërvitje e në ndeshje. Vinte jo vetëm kur luaja në Shkodër, por edhe jashtë, Korçë dhe kudo.

19-vjeç dhe luan titullar me ekipin e parë të Vllaznisë? Jam ndjerë shumë mirë te skuadra e Vllaznisë që në stërvitjen e parë. Më kanë mbajtur afër, jam ndjerë shumë mirë, kam dhënë 1005 në çdo stërvitje dhe ndeshje dhe kjo është një “ëndërr” e bërë realitet për mua.

Idhull? Unë kam qenë tifoz i Barcelonës dhe si çdo fëmijë doja të bëhesha si Messi.

Te Vllaznia luani përkrah Bekim Balajt. Sa iu ka ndihmuar kjo gjë? Me Bekimin e kam theksuar edhe në intervista tjera se ndihem shumë mirë kur jam afër tij, kur më sugjeron për diçka. Jam i bindur se çdo lojtar që luan jashtë Vllaznisë ka dëshirë të luaj me Balajn.

Një ndër më të kërkuarit në merkato. Është hapi i duhur për Dodajn? Unë i kam lënë shumë gjëra në dorë babait dhe presidencës. Ata do të vendosin për të ardhmen time se cila do të jetë më e mira. Unë do të ul kokën dhe do të punoj shumë kudo që të shkoj.

Ju kanë çoroditur zërat për merkaton? Jo ky është një lloj motivimi. Po përgatitem shumë, po përgatitemi për ndeshjen e të dielës ndaj Egnatias dhe shpresojmë se do të fitojmë.

Një mesazh për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen futbollistë? Për mua duhet shumë punë, punë dhe vetëm  punë. Të ulin kokën dhe të punojmë për të mos u dorëzuar asnjëherë. Çdo gjë mund të arrihet.

Ëndrra e madhe e Kevin Dodajt cila është? Të luaj në njërën nga top-5 ligat e Europës dhe të arrij Kombëtaren A”, ka përfunduar talenti i kuqebluve.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga