Laçi – Dinamo është takimi tjetër i ditës së sotme që do të startojë në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 17-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në Kurbin dhe që vë përballë dy ekipet që kanë synimin kryesorë vetëm 3 pikët.
Nëtë përballje FSHF e ka vlerësuar maksimalisht, teksa ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në Kurbin. Kryesorë do të jetë Juxhin Xhaja dhe do të ndihmohet nga Arbër Zalla e Rejdi Avdo.
Arbitër i 4-të do të jetë Andi Koçi, teksa VAR-i është në duart e Kreshnik Barjamajt , ndërsa në AVAR do të jetë Orlando Kuka.
EMRAT:
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Arbër Zalla
Asistent 2: Rejdi Avdo
Arbitër i 4: Andi Koçi
Var: Kreshnik Barjamaj
Avar: Orlando Kuka