Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajnerët e huaj, Klodian Duro “thumbon” klubet e Superiores: Nga sot nuk jam vetëm shqiptar, por edhe serb

Shkruar nga NEWSPORT
Trajnerët e huaj, Klodian Duro “thumbon” klubet e Superiores:
Ilustrim / Klodian Duro, Ivan Gvozdenovic dhe Aleksandar Veselinovic

Një nga fenomenet e klubeve shqiptare është emërimi i trajnerëve të huaj. Diçka të tillë e konfirmoi edhe së fundmi Partizani, të cilët zgjodhën një trajner të huaj, teksa të tillë e ka edhe Skënderbeu, por jo vetëm, duke futut në listë edhe Kategoritë e tjera.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar Klodian Duro. Trajneri dhe ish-futbollisti i Kombëtares ka thumbuar klubet e Superiores duke ironizuar me një postim në rrjetet sociale. Duro thotë se i vjen për të qeshur kur sheh idetë “gjeniale” të klubeve shqiptare përsa i përket emërimit të trajnerëve.

“Gjithmonë më vjen për të qeshur kur shoh emërimet e trajnerëve nga klubet shqiptare, sepse kanë ide gjeniale. Këto ide më frymëzuam dhe mua, padyshim! Nga sot nuk jam vetë mtrajner shqiptar, por edhe i huaj. Jam trajner italian, anglez, gjerman, austriak, zviceran, turk, grek, kroat, qipriot, serb, malazez, maqedonas, bullgar, rumun, spanjoll, portugez, brazilian. Të gjitha këto gjuhë i flas e shkruaj rrjedhshëm, pa mu mbajtur goja.

Vetëm francez nuk jam se e kuptoj po nuk e flas rrjedhshem dhe s’dua të gënjej. Për futbollistët shqiptarë do kem përkthyes në stafin tim. Klubet e inteesuara të kontaktojnë menaxherin tim, Jorge Mendes. Faleminderit dhe qeshni sa më shumë se e qeshura ju shton jetën”, shkruan Klodian Duro në rrjetet sociale.

Trajnerët e huaj, Klodian Duro “thumbon” klubet e Superiores:
Postimi i Klodian Duros

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga