Tirana është një prej skuadrave më aktive në këtë periudhë, pasi bardheblutë po punojnë shumë për përforcimin e ekipit për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Kjo edhe për të shpëtuar skuadrën nga rënia në Kategorinë e Parë.
Kryeqytetasit kanë “piketuar” disa futbollistë dhe madje 2 prej tyre kanë mbërritur në Shqipëri. Saktësisht futbollistët kanë postuar vetë një foto në aeroport dhe bëhet fjalë për Fredy Alvarez dhe Johan Corte.
Të dy futbollistët vijnë nga Kosta Rika dhe pritet që në ditët në vazhdim të firmosin me Tiranën, me palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa do të diksutojnë vetëm detajet e fundit të kontratës.
I pari është qendërmbrojtës ndërsa i dyti është mesfushor ofensiv dhe të dy vijnë nga radhët e klubit të Liberias.
