Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Egnatia – Vllaznia në ‘sytë’ e Refik Halilit, presidenti i Tiranës përgatit revolucionin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Egnatia – Vllaznia në ‘sytë’ e Refik
Presidenti i Tiranes, Refik Halili ne Air Albania gjate ndeshjes Egnatia - Vllaznia

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i pranishëm në tribunën e ‘Air Albania’ duke ndjekur gjysmëfinalen e Final Four mes Egnatias dhe Vllaznisë mbrëmjen e djeshme. Rrogozhinasit arritën të kualifikoheshin për në finalen e madhe të 26 majit falë barazimit pa gola dhe tani do të sfidojnë Partizanin më titullin kampion.

Tirana nuk arriti të bëhej pjesë e 4 skuadrave më të mira teksa u parakalua nga Skënderbeu me 1 pikë më shumë, por për fatin e mirë të bardhebluve korçarët janë të dënuar nga UEFA dhe në këtë mënyrë, vendi i fundit për në Europë i takon atyre.

Kreu i klubit kryeqytetas bëhet gati për një sesion merkatoje si rrallë herë në vitet e fundit. Tirana do t’i nënshtrohet një revolucioni me themel që nis nga stafi teknik e vazhdon me rindërtimin e organikës së ekipit.

Presidenti Halili do të zgjedhë së shpejti edhe drejtorin e ri sportiv ku Ilion Lika është favoriti për të marrë drejtimin e merkatos së Tiranës sipas burimeve të Newsport.al. Puna ka nisur dhe në treg qarkullojnë emra të shumtë, ku sipas zërave të para, po u kushtohet shumë vëmendje lojtarëve të rinj me potencial si Patrik Treni, Fatmir Prenga e Agim Zeka.

Pavarësisht një sezoni jo të mirë, Tirana mbetet Tirana dhe është një atraksion për lojtarët më të mirë të kampionatit. Ndaj, nuk do të ishte aspak çudi që prezenca e Halilit në stadium mund të jetë edhe për të parë ndonjë element nga lojtarët e ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga