Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Tirana bën merkato në Kategorinë e Parë, bardheblutë transferojnë autorin e 15 golave

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Tirana bën merkato në Kategorinë e Parë,
Tirana

Patrik Treni do të jetë përforcimi i parë për skuadrën e Tiranës, për sezonin e ri. Skuadra bardheblu ka arritur akordin me sulmuesin e Luzit, me këtë të fundit që do t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase.

Ende nuk ka firmë nga Treni, por gjithçka është e kryer dhe transferimi i tij te Tirana është i sigurt. Gjithashtu, klubi i Luzit do të mbajë 50% të kartonit.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur në këtë sezon të Kategorisë së Parë, i cili ka shënuar plot 15 gola.

14 herë ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat, ndërsa 1 gol e ka shënuar në Kupën e Shqipërisë. Në këtë sezon me Luzin, Treni ka luajtur 32 ndeshje.

E KRYER/ Tirana bën merkato në Kategorinë e Parë,
Patrik Treni (me fanellën e bardhë)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga