
Vora
Fatmir Prengaj është lojtari i radhës që ka rënë në “radarin” e Tiranës. Madje sipas informacioneve bardheblutë kanë nisur bisedimet me skuadrën e Kategorisë së Parë.
23-vjeçari pëlqehet nga skuadra kryeqytetase, e cila e konsideron si një përforcim të rëndësishëm për Europën. Ish-futbollisti i Laçit ka bërë në sezon fantastik me Vorën.
Në 33 ndeshje ia ka dalë të shënojë plot 15 gola, duke ndihmuar kështu Vorën të siguronte “Play-Off” dje të tentonte ngjitjen në Superiore. Kujtojmë se në të kaluarën 23-vjeçari ka luajtur me Laçin dhe Erzenin në Superiore.

Fatmir Prenga
Poll