Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Shmangën rënien direkte, reagon Tirona Fanatics: Detajet … në një njoftim të dytë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shmangën rënien direkte, reagon Tirona Fanatics: Detajet
Tirana dhe Tirona Fanatics

Tirana ia doli që fillimisht të shmangte një dramë, rënien direkte nga Superiorja. Bardheblutë ia dolën të fitojnë 2-0 derbin me Dinamon për të siguruar kështu edhe “Play-Out”.

Vendi i 8-të në tabelën e klasifikimit do t’u japë mundësinë kryeqytetasve të luajnë ndeshje shtesë për të tentuar edhe qëndrimin mes më të mirëve në elitë. Siç dihet ditën e sotme do të luhet ndeshja “Play-Off” mes Besës dhe Pogradecit në “Elbasan Arena”, ora 17:00.

Fituesi i këti çifti do të sfidojë Tiranën në “Play-Out” për Superioren. Për këtë Tirona Fanatics kanë reaguar në rrjetet sociale.

Tifogrupi i bardhebluve ka shkruar se detajet për ndeshjen e së dielës, ditë kur mendohet të luhet sfida e “Plkay-Out” do të jepen në një njoftim të dytë. Ndër të tjera shkruajnë se duhet një mobilizim maksimal vetëm për një emër.

“Detajet e organizimit për ndeshjen e së dielës do të dalin në një njoftim të dytë… . Mobilizim maksimal vetëm për emrin”, shkruhet në postimin e tyre.

FOTO/ Shmangën rënien direkte, reagon Tirona Fanatics: Detajet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga