Dënimi i ashpër i Tiranës nga Komisioni i Disiplinës u kërkua me ngulm nga klubi i Vllaznisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkodranët e konsideruan si një “akt terrorist” dhe se fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportiv.
“Kerkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve” thuhet në reagimin e klubit shkodran.
Në të tilla kushte, Tirana do luaj të paktën 25 ndeshje pa prezencën e tifozëve. Por, në rast se bardheblutë do pozicionohen në zonën final-four atëherë kësaj liste do i shtoheshin edhe mininimalisht 1 ndeshje dhe në rast kalimi në finale edhe një tjetër duel.
Këtë nuk përfshihen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, në varësi nga ecuria e Tiranës në këtë kompeticion.