Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Egnatia bën me “krahë” shqiptarët, rrogozhinasit “ngjisin” Superioren në klasifikimin e UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Egnatia bën me “krahë” shqiptarët,
Olimpija Ljubjana – Egnatia

Paraqitja e skuadrave shqiptare në këtë sezon në Europë mund të cilësohet mjaft pozitive. Dinamo dhe Egnatia vazhdojnë ende rrugëtimin e tyre në raundin e 3-të të Conference League.

Ekipi i Ilir Dajës u mposht me përmbysje nga Hajduk Split me shifrat 2-1. Ndërkohë Egnatia barazoi 0-0 me Olimpija Ljubjana në Slloveni. Rezultat ky që nxjerr Shqipërinë nga zona e rrezikut.

Tashmë vendi ynë për shkak të paraqitjeve të ekipeve shqiptare është ngjitur në klasifikimin e UEFA-s. Kështu aktualisht mbajmë vendin e 44 në klasifikim dhe kjo do të thotë se tashmë Superiorja edhe për 2 sezone të tjera do të përfaqësohet nga 4 ekipe.

Kjo ka bërë që Shqipëria të jet mes 50 vendeve më të mira në Europë, duke dalë nga zona e rrezikut, ku rrezikohej t’i hiqej një ekip nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Paraqitjet e Dinamos dhe Egnatias në këtë javë i kanë mundësuar Shqipërisë ngjitje në klasifikim, saktësisht barazimi i kampionëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga