Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të
Formacioni i javes

Superiorja të enjten mbylli ndeshjet e javës së 16-të të kampionatit. Tashmë “Newsport.al” ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë dhe trajnerin e kësaj jave.

Gentian SELMANI (Tirana): Skënderbeu dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre dhe një meritë të madhe padiksutim ka Sel,ani. Ky i fundit ishte vendimtar me pritjet e tij duke bërë që bardheblutë të marrin 1 pikë në transfertën e vështirë. Shpesh herë dukej sikur Selmani po luante i vetëm ndaj Skënderbeut, pasi u tha “Jo” 3 rasteve të pastra për gol.

Agan MJAKI(Laçi): Nuk është hera e parë që Mjaki ndodhet në formacionin e javës. Padiksutim te Laçi janë shumë me fat që kanë një lojtar të tillë në skuadër. Mbrojtësi ishte vendimtar ndaj Teutës, ku bëri siç duhet detyrat mbrojtëse, ndërsa gjithçka e finalizoi me gol. Fatkeqësisht për të, goli i tij në fund pati vlerën e 1 pike.

Artan JAZXHI (Teuta): Ashtu si Mjaki edhe Jazxhi ishte protagonist në duelin Teuta- Laçi. Qendërmbrojtësi shtatlartë shënoi golin e barazimit dhe i dha skuadrës së tij 1 pikë në shtëpi, duke e shpëtuar kështu nga humbja. Mbrojtësi ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke sjellë qetësi në prapavijë. Një lider i vërtetë.

Bruno LULAJ (ELBASANI): Eksperienca e Lulajt është shumë e rëndësishme për Elbasanin. Qendërmbrojtësi ishte si një “digë” para portierit në fitoren 3-1 që Elbasani mori ndaj Bylisit. Fitonte thuajse çdo dyluftim me sulmuesit ballshiotë, duke bllokuar kështu çdo tentativë që vinte drejt mbrojtjes.

Esin HAKAJ (Elbasani): Për të disatën herë Hakaj merr vendin e tij në formacionin e javës. Një lojtar që di të zgjidhë siç duhet situatat në repartin e mbrojtes, ndërsa nuk mungon as iniciativa për të dalë para. Verdheblutë  marrin siguri në prapavijë kur Hakaj është në superformë.

Sergio UJKA (Egnatia): Jo më kot ishte dhe lojtari i ndeshjes në sfidën Partizani – Egnatia. Mesfushori ishte i kudo ndodhur ndaj kryeqytetasve. Siguri, driblime, dylyftime të fituara ndaj “Demave”, teksa jep siguri në repartin e tij.

Bakary GASSAMA (DINAMO): Një mesfushor që lidh dy repartet e Dinamos. Gassama ishte urë lidhëse mes mbrojtësve dhe sulmit, duke funksionuar në perfeksion ndaj Vllaznisë. Jo më kot dinamovitët triumfuan ndaj shkodranëve, pasi reparti i mesfushës bëri diferencën në këtë sfidë. Thuajse çdo rast i rrezikshëm i “Bluve” nisej nga këmbët e tij, i cili nga krahu tjetër edhe shkatërronte aksionet e kuqebluve.

Arinaldo RRAPAJ (Partizani): Egnatia vuajti shumë ndaj Partizanit. Një prej arsyeve ishte edhe Arinaldo Rrapaj. Ky i fundit asistoi mjaft bukur për Mba për golin e avantazhit te “Demat”. Rrapaj ishte “zot” i fushës në krahun e tij, duke vënë jo pak në vështirësi kundërshtarët. Jo më kot është edhe lideri i kryeqytetasve në sezonet e fundit, pasi di të guxojë dhe të sjellë qetësinë në ekip.

Tiago NANI (Dinamo): Shënoi 2 gola vendimtar ndaj Vllaznisë, për t’i dhënë Dinamos fitoren 3-2 ndaj kuqebluve. Një fitore e rëndësishme në transfertë e cila vjen edhe për meritën e tij. Bashkë me Zabërgjan “çakorduan” gjithë shkodranët. Duke se 26-vjeçari ka gjetur formën e tij më të mirë, pasi në 2 ndeshjet e fundit ka shënuar 3 gola.

Arsen LLESHI (Elbasani): Shënoi dopietë ndaj Bylisit për të rikthyer Elbasanin te fitorja. Leshi ishte thjeshtë fantastik ndaj ballshiotëve dhe shumë vendimtar me golat e tij. Shpesh herë duket sikur kishte marrë mbi super i vetëm përgjegjësinë për të rikthyer ekipin te fitorja dhe për ta nxjerrë nga “balta”. Ishte gjatë gjithë ndeshjes mjaft efikas dhe i rrezikshëm.

Lojtari i Javës/ Baton ZABËRGJA (Dinamo): Është hera e dytë rresht që Zabërgja ndodhet në 11-shen më të mirë. Ndaj Vllaznisë shënoi golin e parë të takimit, duke shënuan një gol mjaft të bukur. Sulmuesi ishte më i miri në fushën e lojës, duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare. Madje përveç golit asistoi edhe në një tjetër gol për Nanin.

Ilir DAJA (Dinamo): Trajneri kryeqytetas mori një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë. Skuadra e tij zhvilloi në lojë mjaft pozitive dhe arriti që në një transfertë të vështirë si ajo e Shkodrës të dilte me 3 pikë. Ekipi iu përgjigj siç duhet në fushën e lojës, me Dajën që kishte ndërtuar “kurthin” e duhur për të mposhtur shkodranët. Fitorja ndaj një rivali direkt shijon më shumë dhe tashmë Daja me ekipin e tij e shikojnë veten vetëm 2 pikë larg Partizanit që kryeson, teksa mbajnë po vendin e dytë në klasifikim.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 16-të të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga