Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të
Formacioni i javes

Pasditen e djeshme është mbyllur java e 11-të e Superiores, me dy ndeshjet, atë mes Teutës dhe Elbasanit (0-0) dhe Dinamos me Bylisin (1-1). Pas përfundimit të kësaj jave, “Newsport.al” ju sjell formacionin dhe trajnerin më të mirë.

Razak Abalora (Elbasani): Portieri i Elbasanit ishte aryesja kryesore pse ekipi i tij mori 1 pikë në transfertën e Durrësit. Gardiani ishte fantastik duke bërë pritje magjepsësë dhe bllokuar çdo goditje të lojtarëve të Teutës.

Indrit Prodani (Laçi): Mbrojtësi i majtë i Laçit përveç ndihmës në fazën difensive, ia doli edhe që të shënonte gol. Ai ndihmoi ekipin në fitoren e pastër 2-0 përballë Egnatias.

Marcelino Preka (Partizani): “Demat” ia dolën që të fitonin me rezultatin e pastër 2-0 kundër Skënderbeut në Korçë. Mbrojtja e kuqe ishte solide, me Prekën që mesa duket ka rigjetur formën e tij dhe është një “blind” në fazën difensive.

Artan Jazxhi (Teuta): Qendërmbrojtësi i Teutës ishte lider në prapavijë në shumë raste. Ai dha kontributin e tij kyç në repartin e mbrojtjes, duke ndalur “furinë” e sulmit të Elbasanit.

Agan Mjaki (Laçi): Mbrojtësi i djathtë i Laçit, ashtu si i majti Prodani zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Edhe pse nuk shënoi gol, Mjaki ishte aty për të ndihmuar maksimalisht ekipin në dy fazat e lojës.

Arli Përgjoni (Bylis): Një ndeshje pothuajse perfekte nga mesfushori i Bylisit në barazimin 1-1 kundër Dinamos. Përgjoni ishte fantastik duke ndihmuar në repartin e mbrojtjes dhe atë ofensiv, duke nisur aksione të rrezikshme pikërisht nga këmbët e tij.

Gjergjo Kote (Partizani): Talenti i “Demave” ia shpërbleu besimin trajnerit. Kote ishte titullar kundër Skënderbeut teksa performanca e tij ishte e një niveli të lartë.

Esat Mala (Vllaznia): Futbollisti i Vllaznisë ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës për shkodranët. Përveç golit të shënuar, Mala ia doli që edhe të rrezikonte disa herë të tjera portën bardheblu.

Melo (Laçi): Lider te Laçi, por edhe vendimtar me paraqitjet e tij. Diçka të tillë e tregoi dhe në fitoren 2-0 kundër Egnatias. Ai shënoi golin e dytë për të tijët, duke vulosur rezultatin përfundimtar ndaj kampionëve.

Archange Bintsouka (Partizani): Sulmuesi kongolez vazhdon që të jetë vendimtar atëherë kur duhet. Në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut në transfertë, Bintsouka ishte autor i të dy golave, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të arta.

Bekim Balaj (Vllaznia): Dy golat e tij në Klasiken ndaj Tiranës ishin shumë të rëndësishëm. Përveçse shkëputet në renditjen e golashënuesve, Balaj ndihmon ekipin të marrë një fitore dhe duke iu vënë pas Partizanit kryesues në tabelën e renditjes.

Trajner: Francesco Moriero (Laçi): Trajneri i ri i Laçit ka bërë ndryshimin e madh. Kjo duket edhe në mënyrën e lojës dhe motivimin e futbollistëve. Përveç fitores 2-0 ndaj Egnatias në javën e fundit, ekipi i Laçit ka barazuar me Tiranën dhe ka mposhtur Vllazninë. 7 pikë në 3 ndeshje kanë bërë që Moriero të jetë si “ilaç” për kurbinasit.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 11-të të
Formacioni më i mirë i javës së 11-të / SUPERIORE

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga