Abel Abah është sulmuesi më i ri i Tiranës. 21 vjeçari u zyrtarizua para pak minutash nga klubi bardheblu si përforcimi më i ri, përsa i përket repartit ofensiv të ekipit.
Por, nigeriani nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Tiranës. Përveç komenteve negative tek postimi i zyrtarizimit, tifozët bardheblu kanë ‘pushtuar’ edhe profilin e sulmuesit. Ky i fundit kishte në ‘bio’ të Instagramit flamurin serb.
Jo vetëm kaq, pasi në një foto, Abah shihet me 3 gishtat larg, që janë një simbol anti-shqiptar, i cili lidhet me gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Këto detaje kanë bërë që sulmuesi të mos pritet aspak mirë nga tifozët e Tiranës.
Por, kjo ka bërë që sulmuesi të heqë nga profili i tij në Instagram flamurin serb, duke e zëvendësuar me atë shqiptar. Madje, nigariani ka hequr edhe foton ku shfaqej me 3 gishtat.