Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Fitorja në Shkodër e rëndësishme", tekniku Ilir Daja ul euforinë: Me këmbë në tokë, nuk kemi arritur asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
"Fitorja në Shkodër e rëndësishme", tekniku Ilir
 

Trajneri i Dinamos ka folur në konferencën e zakonshme një ditë para sfidës në Superiore. Dinamovitët ndeshen me Laçin, pas fitores spektakolare në mesjavë kundër Vllaznisë.

Daja kërkon përqendrim maksimal ndaj kurbinasve, pasi e di që ‘djemtë’ e Morieros nuk janë një ekip i lehtë për t’u mundur. Trajneri kërkon që skuadra të lërë pas fitoren e Shkodrës dhe të jetë e fokusuar maksimalisht kundër ekipit verior.

“Vijmë pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë, që është vazhdimësi e rezultateve të mira që kemi marrë këto javët e fundit. Ishte një fitore e rëndësishme, mbi të gjitha me lojë bindëse, sepse më parë kemi fituar, por loja nuk ka qenë në nivelin që kemi dashur.

Thjesht duhet duhet të nxjerrim mësime nga ajo që ndodhi në minutat e fundit, pasi ndeshja përfundon kur vërshëllen arbitri.

Kemi entuziazëm natyrisht, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse nuk kemi arritur asgjë. Na pret një ndeshje shumë e fortë në Laç, ndaj një kundërshtari që me skuadrat e kreut ka bërë mirë në javët e fundit.

E dimë që fusha e Laçit është mjaft e vështirë sportivisht, loja është me dyluftime të forta. Na duhet të japim maksimumin për të vazhduar me këto rezultate.

Nani 3 gola në 2 ndeshje? Jo vetëm Nani, por të gjithë, edhe një 19-vjeçar, siç ia kam thënë se fundmi ekipit, do të ketë mundësitë e tij, nëse bën një performancë të mirë dhe shprehet në fushë ashtu siç ne kërkojmë.

Secili e fiton vendin me atë që jep në fushë.", u shpreh Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga