Erzeni do të jetë skuadra pritëse në përballjen me Egnatian të hënën në orën 15:00, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.
Shijakasit këtë sezon i luajnë ndeshjet e ‘shtëpisë’ në Rrogozhinë, por ndaj Egnatias, për të mos iu dhënë avantazhin territorial është vendosur që të luhet në një tjetër stadium. Zgjedhja e drejtuesve është kryeqyteti, më saktë “Arena e Demave”.
Stadiumi i Partizanit është një zgjedhje e dytë për Erzenin që ka luajtur edhe më parë këtu si pritës. Fitorja është e detyrueshme për shijakasit për të mbajtur gjallë shpresën e mbijetesës. Erzeni gjendet në vendin e parafundit me 28 pikë, 4 më pak se Laçi në zonën Play-Out teksa kanë mbetur 6 javë nga fundi.
Poll