Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani kërkon “ringritjen” kundër Vorës në Superiore, Mladen Milinkovic: Lojtarët i kanë kuptuar idët e mija, nesër për fitore

Shkruar nga NEWSPORT

 

Partizani kërkon “ringritjen” kundër Vorës në
Mladen Milinkovic

Trajneri i Partizanit, Malden Milinkovic do të bëjë debutimin në “timonin” e Partizanit në ndeshje zyrtare ditën e nesërme kundër Vorës në “Arenën e Demave”. Fakti që ndeshja do të luhet në shtëpin e të “Kuqve” dhe kjo bën që te ambienti i kryeqytetasve të rritet morali për një fitore të mundshme:   

“Eshtë gati skuadra për startin e sezonit të ri?

Siç e cituat edhe ju jam këtu prej dy javësh. Gjatë këtyre dy javëve që kam marr drejtimin e Partizanit, kemi zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Bylis. Ndërsa pjesën tjetër e kemi shfrytëzuar për të gjetur 11-shin më të mirë që do të luaj ndaj Vorës. Normalisht që këtë periudhë i kemi transmetuar idetë tona lojtarëve dhe shpresojmë që të shohim ato gjëra që duam ne. Gjithmonë në ndeshjen e parë nuk është se ke ide të qarta sa je i përgatitur. Kjo nuk është vetëm për ne , por besoj edhe për skuadrat e tjera. Të gjithëve i nevojiten 1 apo 2 ndeshje për të treguar anën e tyre më të mirë. Dhe kjo është idea që unë kam insistuar t’ia trasmetoj lojtarëve që në ndeshjen e parë më i rëndësishëm është rezultati. Besoj që ata e kanë kuptuar mesazhin, të bëjnë një ndeshje të mirë nesër dhe ta fillojmë sezonin me këmbë të mbarë.

Sa informacion keni për kundërshtarin e nesërm?

Patjetër, Vora është skuadër që fitoi Kategorinë e Parë. Do të luajnë për herë të parë në Superiore nëse nuk gabohem. Nga kjo perspektivë besoj se nuk kanë presion. E di pak mentalitetin këtu, dhe çdo klub e president do që skuadra e tij të fitojë ndeshjen, për këtë nuk pres të jetë e lehtë. Kanë kualitet. Disa lojtarë që luajnë prej disa vitesh bashkë, kanë marrë lojtarë të rinj dhe i kam shpjeguar skuadrës se nuk duhet të pushojmë 1 minutë gjatë gjithë ndeshjes. Dhe siç thuhet është e vështirë të fitosh 2 ndeshje në shtëpi, por nëse i merr në ndeshjet e para, bëhet e lehtë.

Prisni të tjerë lojtarë nga merkato?

Për ne më e rëndësishme është ndeshja nesër. Këto 2-3 ditë i gjithë fokusi ynë ka qenë përsa i përket ndeshjes ndaj Vorës. Do doja të gjithë të jenë të gatshëm për nesër, por kemi disa probleme të vogla me disa lojtarë. Sot do të vendosim për ndeshjen. Nuk jam dikush që qan kur nuk kam dikë të gatshëm për ndeshjen. Unë besoj te forca e grupit dhe kjo është gjëja që kam bërë që ditën e parë që kam ardhur. Do mundohemi të ndërtojmë një grup të shëndetshëm, që do luftojë deri në maj për rezultatet e klubit.

Në këto dy javë ka ndonjë emër lojtari që ju ka impresionuar në stërvitje?

Si fillim më vjen shumë keq për Amos Nondin që u dëmtua. I uroj që të rikuperohet shpejt dhe të kthehet sa më shpejt në fushë. Siç thashë, shumë lojtarë kanë kualitet, por për të treguar cilësitë duhet të jesh në formën e duhur. Ne kemi disa lojtarë të rinj, që nuk janë për momentin në formën e duhur. Dhe besoj pas ndeshjes së dytë, kur të kemi pushimin e kombëtareve, do jemi në gjendje më të mirë. Bintsukës i duhet kohë për të kapur gjendjen e duhur.

Do të kemi surpriza nesër në formacionin e Partizanit?

Kam parë dy ditë më parë  formacionin te “Panorama”. Gjithmonë mund të presësh surpriza, nganjëherë surprizojë edhe vetë lojtarët. Për mua më e rëndësishme është stërvitja. Dhe shikoj sa shumë japin në stërvitje, sa mund të ndihmojnë skuadrën dhe kjo është mënyra si do zgjedhim kush do vazhdojë. Nuk është që vetëm 11 lojtarë janë të rëndësishëm, ka ndeshje që lojtarë që futen bëjnë ndryshime gjatë ndeshjes.

E ndoqët ndeshjen Vllaznia – Egnatia, opioni juaj?

Sigurisht që e pashë ndeshjen Vllaznia-Egnatia, me përjashtim të 15 minutave të para sepse ishim në stërvitje. Në opinionin tim pamë një ritëm të mirë në lojë. Dhe kjo ndeshje tregoi sa të rëndësishme është pjesa e standardeve. Intensiteti ishte i mirë. Nuk besoj se mund të krijoj ide të pastër vetëm për një ndeshje. Pashë drejtpërdrejt edhe Dinamon me Hajdukun, Dinamo arriti rezultat dhe bëri ndeshje të mirë. Kampionati do jetë shumë i vështirë, sidomos këtë vit. Elbasani ka bërë ekip dhe ka pretendime, Flamurtari ka bërë investime. Nuk do ketë ndeshje të lehtë. Bylisi vjet u ka shkaktuar probleme shumë skuadrave. Më e rëndësishmja për mua është ekipi im. Mund të humbasësh 3 pikë, edhe ai tjetri nëse humbet nuk krijon përparësi. Prandaj u them lojtarëve, që duhet të fokusohemi te vetja dhe puna jonë, pastaj çfarë bëjnë të tjerët nuk është në dorën tonë”.

Poll

Lexo gjithashtu