Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Gafë “fëmijësh” nga ish-i i Realit që i kushton Flamurtarit, Elbasani triumfon ndaj vlonjatëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gafë “fëmijësh” nga ish-i i Realit që i
Elbasani - Flamurtari

Elbasani ka arritur të nisë mbarë edicionin e ri të Kategorisë Superiore. Verdheblutë kanë mposhtur Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0 në “Elbasan Arena”.

Fragmenti që vendosi fatet e këtij takimi ishte në minutën e 34-t, ku Jese Rodrigues shënoi autogol në portën e tij. Ish-lojtari i Real Madridit bëri një gafë të pafalshme duke shënuar një autogol nga më shumë se 30 metra.

Përpjekjet e Flamurtarit ishin të mëdha edhe në fund, por nuk arritën dot në një reagim përballë vendasve. Elbasani merr fitoren e parë në javën e parë të Superiores.

Elbasani 1 – 0 Flamurtari (Martines (a.g)

59’ Elbasani pranë golit të dytë me Diallo

46’ Starton pjesa e dytë në Elbasan

45’ Përfundon pjesa e parë në avantazh të vendasve

34’ GOL ELBASANI! Vendasit kalojnë në avantazh falë autogolit të Rodrigues


18’ Flamurtari provon me Maksutin, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë

1’ Starton përballja në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Janacek; Olberkis, Lulaj, Ben Shimon, Loukili, Ibrahim, A. Kasa, Ze Gomesh, Musta, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Martinez, Ememe, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunes, Çantakias, Maksuti, Pjeshka. Trajner: Karlos Garsia

Kategoria Superiore: Java 1

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Andi Koçi

Poll

Lexo gjithashtu