Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Objektivi parësor? Të kapim “Final Four”, Mile pas barazimit të Tiranës: Jemi në kolaudim e sipër

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi parësor? Të kapim “Final Four”, Mile pas
Vangjel Mile

Bylisi dhe Tirana u ndalën në barazim pa gola sot në javën e parë të Kategorisë Superiore. Trajneri Vangjel Mile doli në prononçim për mediat në fund të takimit.  

“Të them të drejtën ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë. ballshi është një ekip i vështirë dhe agresiv, nuk jam i kënaqur nga rezultati sepse mund të merrnim një më të mirë. Jemi në kolaudim e sipër dhe mendoj që jemi në rrugë të mbarë. Jemi në bisedime me një qendërmbrojtës. Edhe nëse kemi nevojë të marrim lojtarë të tjerë nuk kemi më kohë. Do doja më shumë nga kjo sfidë pasi u munduam të ndërtonim lojën në mesfushë dhe mbrojtje.

Nuk ishim agresiv përpara portës ndaj nuk jam i kënaqur. Nëse do e kishim bërë këtë përpara portës mund të kishim dalë me 3 pikë nga kjo sfidë. Nuk ishim shumë të qartë në gjysmëfushën kundërshtare, nëse kjo do të kishte funksionuar do kishin shkuar gjërat më mirë. Duhet të na karakterizojë mbajtja e topit dhe zotërimi i tij. Mendoj që në vazhdimësi do t’ia arrijmë, nëse menaxhojmë lojën edhe rezultatet do të vijnë. Kola mund të humbasë sezonit pas operimit që do bëjë. Mendoj që me të dhe Metën do e kishim kompletuar fazën mbrojtëse.

Për Dembele mund të them se është vetëm kontaktim. Me ardhjen e një mbrojtësi qendror padyshim çilësor, mund të mbulojmë repartin. Mund të them shumë gjëra rreth sezonit, por është fusha ajo që do të flasë. Objektivi është të triumfojmë, gjithmonë me mbështetje nga të katërta anët. Objektivat janë gjithmonë madhore, parësori është të kapim “Final Four”, u shpreh Mile.

Poll

Lexo gjithashtu