
Bekim Balaj fitoi “Topin e Artë 2024”, duke u zgjedhur si më i mirë i vitit. Sulmuesi i Vllaznisë tha fjalët e tij pasi iu dorëzua këtë çmim, duke falenderuat të gjithë nga presidenti i FSHF, Armand Duka, ai i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe tifozët kuqeblu.
“Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve. Trofe më me peshë. Zgjidhesh lojtari më i mirë i vitit në futbollin shqiptar. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua. Falenderoj treshen e prezantimit, TV Klan, presidentin Duka. Vllaznisë i jam borxhli për tërë jetën. Falenderoj presidentin Xhaferi që më hapi derën e klubit Vllaznia. Falenderoj të gjithë ata që punojnë për klubin.
Në fund por jo nga rëndësia falenderoj tifozët e Vllaznisë që e mbështesin skuadrën gjithnjë. Falenderoj dhe familjen time.Viti i Ri 2025 nisi mbarë me nuse dhe shpresoj të jetë ogur i mbarë për Vllazninë që në fund të ngrejmë trofe të tjerë më me vlerë”, u shpreh Balaj.