Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ethet” e derbit “kaplojnë” kryeqytetin, Partizani – Dinamo në “lupën” e STATISTIKAVE

Shkruar nga NEWSPORT
“Ethet” e derbit “kaplojnë” kryeqytetin, Partizani
Partizani-Dinamo

Në javën e 22-të spikat derbi  i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, duel që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Arenën e Demave”.

“Blutë” e Ilir Dajës vijnë pas fitores spektakolare 3-1 ndaj Elbasanit dhe kërkojnë në derbi një tjetër 3 pikësh ndaj një rivali direkt. Ndërkohë nga ana tjetër edhe “Demat” vijnë pas fitores 2-0 me Teutën.

Një duel që premton të jetë spektakël dhe i luftuar, pasi tëdyja ekipet bashkëkryesojnë Superioren me 37 pikë. Pavarësisht momentit se si vijnë këto skuadra në këtë përballje, statistikat thonë “fjalën” e tyre.

6 fitore ka arritur të marrë Partizani në 10 sfidat e fundit mes tyre. Ndërkohë 4 përballje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 ndeshje është fituar nga dinamovitët. Ilir Daja do të luajë “all-in” për të ndryshuar rrjedhën e statistikave në përballjet direkte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga