Elbasani – Vllaznia është një nga duelet më interesante të javës së 17-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” në orën 16:30.
Pavarësisht se verdheblutë janë pritës do të luajnë në Shkodër. Kjo pasi siç dihet sfida fazës së parë mes Vllaznisë dhe Elbasanit është zhvilluar në ‘Elbasan Arena”. Në atë kohë stadiumi “Loro Boriçi” po mbillte barin dhe në këto kushte ekipet u dakortësuan mes tyre të bënin këtë lëvizje.
Tashmë padiksutim që kjo përballje do të favorizojë kuqeblutë, të cilët luajnë në shtëpinë e tyre si miq dhe ku mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe. Aktualisht shkodranët ndodhen në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit me 25 pikë, ndërsa nga krahu tjetër verdheblutë ndodhen një pozicion më poshtë me 21 pikë.