Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Eksperiencë në fushë dhe VAR, mësoni ARBITRAT e duelit Dinamo – Bylis

Shkruar nga NEWSPORT
Eksperiencë në fushë dhe VAR, mësoni ARBITRAT e duelit
Karton i kuq dhe karton i verdhe

Dinamo dhe Bylis do të përballen sot në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.

Tashmë FSHF, ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Erjon Bastari, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Aurel Topi.

Në rolin e arbitrit të 4-t është emëruar Egli Spahiu. Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Bastarit do të vijnë, Adrian Beqiraj dhe Klodian Shahini.

Arbitër kryesor: Erjon Bastari
Asistent 1: Rejdi Avdo
Asistent 2: Aurel Topi
Arbitër i 4: Egli Spahiu
Var: Adrian Beqiraj
Avar: Klodian Shahini

Poll

Lexo gjithashtu