
Fotomontazh
Irgi Kasalla ka futur në “luftë” dy ekipet kryeqytetase. Partizani dhe Tirana do të luftojnë mes tyre për shërbimet e talentit e Kategorisë së Parë.
“Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se si demat ashtu edhe bardheblutë i kanë bërë ofertë zyrtare Korabit për Kasallën. Ende nuk bëhet e ditur se cila është shifra e saj, por e sigurt është që e ardhmja e 21-vjeçarit do të jetë në Superiore.
Në këtë sezon Kasalla ka luajtur në 33 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 8 gola. Paraqitjet e tij kanë marrë kështu vëmendjen e ekipeve të Superiores, të cilat do të luftojnë mes tyre se cilën fanellë do t’i veshin mesfushorit. Gjithashtu kujtojmë se interes për shërbimet e tij ka treguar edhe Elbasani.

Irgi Kasalla
Poll