Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ekipet ngecin në javën e 30-të, buzëqeshi vetëm Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet ngecin në javën e 30-të, buzëqeshi vetëm
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur llogaritë e javës së 30-të të kampionatit. Kjo javë nuk ishte aspak fatësjellëse për 9 nga ekipet.

Vetëm Skënderbeu ia doli që të siguronte fitoren në një sfidë mjaft të luftuar dhe delikate ndaj Vllaznisë. Korçarët triumfuan me shifrat 2-1 ndaj shkodranëve dhe falë kësaj fitore shkojnë në kuotën e 30 pikëve në vendin e parafundit në klasifikim.

Ndërkohë 8 ekipet e tjera nuk kanë mundur të marrin më shumë se 1 pikë në duelet e tyre, duke u ndalur kështu në barazim. Pikë kjo që nuk iu bën shumë punë ekipeve që duan t’i largohen sa më shpejt fundit të klasifikimit.

Vetëm 7 gola janë shënuar në këtë javë. Në sfidat Partizani - Teuta dhe Bylis - Laç nuk është shënuar asnjë gol, me sfidat që kanë përfunduar 0-0. 1-1 kanë përfunduar duelet mes Elbasani - Dinamo dhe Egnatia - Tirana, ndërkohë 2-1 ka trimfuar Skënderbeu ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi" .

Ekipet ngecin në javën e 30-të, buzëqeshi vetëm
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga