Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javës së 17-të. Takime mjaft të veçanta janë në program, teksa do të luhet në Ballsh dhe Tiranë.
4 ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Ndeshje këto që do të luhet në 2 orare të ndryshme.
Gjithçka do të fillojë me sfidën mes Bylisit dhe Partizanit. Duel ky që do të zhvillohet në “Adush Muça” në orën 13:30. Vendasit do të tentojnë rikthimin te fitorja, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë 3 pikët për të rimarrë vendin e parë në klasifikim.
Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet, aty ku Tirana do të sfidohet me Teutën. Kjo përballje do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” dhe pritet të jetë mjaft e luftuar mes 2 skuadrave që kërkojnë t’i largohen zonës “Play-Out”. Vetëm 1 pikë kanë durrsakët më shumë në klasifikim dhe ashtu si bardheblutë do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh.